arrow

news

Bashkėbisedim me kryetarin e Bashkisė sė Tiranės z. Erjon Veliaj

January 27th, 2016

Bashkėbisedim me kryetarin e Bashkisė sė Tiranės z. Erjon Veliaj

Bashkėbisedim me kryetarin e Bashkisė sė Tiranės z. Erjon Veliaj

Më 22 janar 2016, anëtarët e bordit të “Conflict Resolution” Club zhvilluan një bashkëbisedim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës z. Erjon Veliaj përsa i përket situatës politike të Shqipërisë, avantazhet dhe disadvantazhet e të qenit kryetar i bashkisë së Tiranës dhe kontributin që qytetarët duhet të japin për të bërë Tiranën dhe Shqipërinë një vend më të mirë.
Përsa i përket situatës politike të Shqipërisë, z. Veliaj theksoi faktin që Shqipëria po zhvillohet dhe qeveria është duke bërë çdo përpjekje për ta bërë vendin të ecë përpara. Objektivi i tij si kryetar bashkie është të ndryshojë jetën e njerëzve të Tiranës duke e modernizuar atë, por ky ndryshim nuk ndodh në një mandat, gjithsesi punë duhet çdo ditë, - shtoi ai.
Në fund z. Veliaj pati një diskutim me studentët pjesëmarrës. Ai theksoi se studentët duhet të mësojnë shumë sepse vendi ynë ka nevojë për studentë shembullorë të cilët japin kontributin e tyre ne zhvillimin e vendit. Z. Veliaj gjithashtu ofroi mundësi praktikash në bashkinë e Tiranës për studentët e vitit të tretë të Universitetit Epoka.
Të frymëzuar nga ky takim mes Universitetit Epoka dhe Bashkisë Tiranë, ne shpresojmë që të kemi bashkëpunime të mëtejshme!

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share