arrow

news

Atmosfera e Vizitės nė Shkodėr dhe Prezantimeve nė lėndėn Arch 201- Projektim Arkitektonik nė Departamentin e Arkitekturės

February 12th, 2015

Atmosfera e Vizitės nė Shkodėr dhe Prezantimeve nė lėndėn Arch 201- Projektim Arkitektonik nė Departamentin e Arkitekturės

Atmosfera e Vizitės nė Shkodėr dhe Prezantimeve nė lėndėn Arch 201- Projektim Arkitektonik nė Departamentin e Arkitekturės

Ne kuadër të lëndës Arch-201-Projektim Arkitektonik I, tema e së cilit për ketë semestër ishte HousePlus: Ndërtesa Hibride për të akomoduar banesë + [......... ...]
Programi: Krijimi i një dialogu ndërmjet Arkitekturës Bashkëkohore dhe Historike në Shkodër, në qendrën historike të qytetit, u zhvilluan një sërë aktivitetesh të rëndësishëm për studentët e vitit të dytë të Arkitekturës, në Universitetin Epoka.
Si një traditë e themeluar tashmë, në lëndët e projektimit në Departamentin e Arkitekturës në Universitetin EPOKA, projektet janë parashikuar në kontekste reale, kështu udhëtime në terrenin e projektit janë një pjesë e rëndësishme e kurrikulës. Në 15 nëntor, studentët e vitit të dytë dhe instruktorët e kursit Assist. Prof. Dr. Frida Pashako, M.Sc.Valbona Koçi dhe M.Sc.Artemis Hasa vizituan Shkodrën dhe vendin e projektit.
Udhëtimi ishte i kombinuar me një vizitë në Atelier-Shtëpinë e sapondërtuar të Adrian Paci-t, një artist nga Shkodra, por i njohur ne mbarë botën. Vetë Adrian Paci, i tregoi grupit të Universitetit Epoka rreth shtëpisë së tij.
Procesi i projektimit perfundoi me prezantimin final të punëve të  studentëve para një jurie, e cila këtë vit ishte e përbërë nga të ftuar shumë të veçantë, midis të cilëve: Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë - Adrianna Frisenna, dhe zv / drejtoresha Maddalena Pessina ; Eltjana Shkreli-Urbaniste_ Anëtare Bordi e GO2'[OJQ mbi Mobilitetin e Qëndrueshëm Urban]; Z. Ismail Asan – Kancelari  i Universitetit Epoka, Simon Battisti- Arkitekt, Instruktor i përkohshëm në Universitetin Epoka, i diplomuar nga Universiteti i Harvardit, dhe shumë anëtarë/pedagogë nga Fakulteti që japin mësim në Departamentin e Arkitekturës.
Punimet e nxënësve morën vlerësime pozitive nga anëtarët e jurisë. Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë - Adrianna Frisenna, dhe zv / drejtoresha Maddalena Pessina u pritën gjithashtu edhe nga Rektori i Universitetit EPOKA, Prof. Dr. Remzi Altin. 
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share