arrow

news

Assoc. Prof. Dr. Sokol Dervishi mori pjesė nė seminarin "Banesat me performancė energjitike pėr zhvillim tė qėndrueshėm"

July 10th, 2014

Assoc. Prof. Dr. Sokol Dervishi mori pjesë si hulumtues në Workshop-in: "Banesat me performancë energjitike për zhvillim të qëndrueshëm", organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Strehimit, Efiçiencës energjitike te banesa IFC, UNDP dhe UNECE mbajtur më 07 dhe 8 korrik 2014, në Hotel Rogner, Salla Apollonia. Workshopi u organizua me interes të veçantë nga dy ministrat përkatës, znj. Eglantina Gjermeni dhe z. Damian Gjiknuri. Në seminar u theksua roli i rëndësishëm e akademikëve dhe ekspertëve në fushën përkatëse drejt procesit të suksesshëm dhe të gjatë  në aplikimin e efikasitetit të energjisë në banesa në Shqipëri.

Assoc. Prof. Dr. Dervishi në prezantimin e tij u përqendrua në çështjet e certifikatave energjitike te ndertesave në Shqipëri, duke prezantuar një studim krahasues të llogaritjeve termike te performances energjitike. Ai analizoi me kritike certifikatat energjitike të banesave dhe gabimet e mundshme në faza të ndryshme të procesit. Në fund, ai prezantoi një studim shkencor të performances energjitike te vilave tradicionale në Tiranë nëpërmjet simulimit dinamik.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share