arrow

news

Assoc.Prof.Dr. Huseyin Bilgin mori pjesė Konferencėn e Dytė Ndėrkombėtare mbi Pėrparimet nė Inxhinieri Ndėrtimi, Strukture dhe Mjedisi - ACSEE

October 31st, 2014

Assoc.Prof.Dr. Huseyin Bilgin mori pjesė Konferencėn e Dytė Ndėrkombėtare mbi Pėrparimet nė Inxhinieri Ndėrtimi, Strukture dhe Mjedisi - ACSEE

Assoc.Prof.Dr. Huseyin Bilgin mori pjesė Konferencėn e Dytė Ndėrkombėtare mbi Pėrparimet nė Inxhinieri Ndėrtimi, Strukture dhe Mjedisi - ACSEE

Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë Assoc.Prof.Dr. Huseyin Bilgin, në datat 25-26 Tetor, mbajti fjalimin e tij si i ftuar kryesorë në "Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Përparimet në Inxhinieri Ndërtimi, Strukture dhe Mjedisi - ACSEE", e cila u mbajt në Zyrih, Zvicër. Dr. Bilgin prezantoi temën e tij: "Vlerësimi i performancës sizmike me anë të metodave jolineare statike: theksi mbi ndërtesat betonarme".


Në fjalën e tij, ai përshkroi proçedurat e analizës së zhvilluar në dy dekadat e fundit për vlerësimin e performancës sizmike dhe projektimin e strukturave të përforcimit të ndërtesave. Proçedurat jolineare brenda kuadrit të zhvendosjes janë bazuar në proçesin e vlerësimit të performancës sizmike dhe janë klasifikuar në lidhje me modelimet jolineare dhe kriteret e pranimit. Ai iu drejtua audiencës mbi çështjen e kalimit kritik nga inxhinieri lineare në praktikën inxhinierike jolineare. Në këtë kontekst, u theksua nevoja për njohuritë praktike me metodat joelastike të sjelljes në arsimin universitar dhe kualifikimin profesional. Gjithashtu, rëndësia e praktikimit të metodave të orientuara jolineare është përmendur, ku ndërkohe një theks i veçantë iu kushtua analizës push-over. Në fund, Prof.Bilgin e përfundoi fjalimin e tij me një studim rasti mbi vlerësimin e detajuar të performancës së një ndërtese me proçedurat statike jolineare nga jeta reale.


Në këtë takim morën pjesë hulumtuesë nga 52 vende të ndryshme. Konferenca përfshiu gjithashtu prezantime të cilat mbulonin një shumëllojshmëri të gjerë të temave të Inxhinierisë së Ndërtimit, Strukturës dhe Inxhinierisë së Mjedisit nga Instituti i Inxhinierëve Hulumtuesë dhe Mjekët (IRED).
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share