arrow

news

Assist. Prof. Dr. Sokol Dervishi merr pjesė nė konferencėn mbi Infrastrukturėn dhe Energjinė

April 1st, 2013

Shef i Departamentit të Arkitekturës, Assist. Prof. Dr. Sokol Dervishi mori pjesë si drejtues dhe referees në Konferencën mbi Infrastrukturën dhe Energjinë, e cila u zhvillua në Pallatin e Kongreseve më 28 Mars 2013. Referimi i tij në këtë konference u përqëndrua në çështje që lidhen me urbanizimin, klimën urbane dhe ndikimin e saj në përdorimin e energjisë në ndërtesa. Assist. Prof. Dr Dervishi gjithashtu preku dhe tema të komoditetit urban, shëndetit dhe qëndrueshmërisë, duke iu referuar përkatësisht aspekteve të këmbësorëve, erës/akustikes/rehatisë termike. Ai gjithashtu bëri dhe një prezatim të një studimi krahasues të urbanizimit të Tiranës-Shqipërisë, duke sjellë në vëmendje ilustrime të situatës së tanishme dhe sfidave të së ardhmes.

Konferenca vjetore mbi Infrastrukturën dhe Energjinë është një aktivetet që zhvillohet paralelisht me  Panairin e Ndërtimit 2013, e cila u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve në datat 28-30 Mars 2013.

Panairi i Ndërtimimit 2013 është një aktivitetit i cili mbledh sëbashku profesionistët e sektorit të energjisë dhe të infrastrukturës, të cilët ofrojnë zgjidhjet dhe risitë më të reja në këtë sektor dhe shërben si një mundësi rriitjen e bashkëpunimit. Ky aktivitet treditor është një ekspozitë ku bizneset dhe kompanitë lider në sektorin e ndërtimit dhe energjisë reklamojnë produktet më të fundit në energji, infrastrukturë dhe shërbim.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share