arrow

news

Assist. Prof. Dr. Bekir Ēınar merr pjesė nė Konferencėn e Dytė Ndėrkombėtare Shkencore

March 21st, 2013

Assist. Prof. Dr. Bekir Çınar, Drejtor i Qendrës së Studimeve Europiane në Universitetin Epoka mori pjesë në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare Shkencore të titulluar "Shteti Shoqëria dhe Ligji: Sfidat e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri", e cili u organizua në datat 15 dhe 17 Mars 2013 në Tiranë dhe Durrës, nga Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike" i Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë "Luarasi".

Pjesëmarrës në këtë konferencë, Assist Prof. Dr. Bekir Çınar dhe kandidati për PhD,  Isa Erbas paraqitën një punim me titull "Pjesëmarrja politike e shqiptarëve: Këndvështrimi i studentëve të Universitetit”. Assist Assist. Prof. Dr. Bekir Çınar  referimin e tij theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në politike, e cila sipas tij është një nga tiparet thelbësore të zhvillimeve demokratike. Sipas tij, në shumë vende ekzistojnë aplikime të sistemeve të ndryshme zgjedhore. "Duket se sistemet zgjedhore nuk ndikojnë që votuesi të jetë ushtrojë të drejtën e tij të votës në ditën e zgjedhjeve, nëse vetë votuesit nuk janë të interesuar nga politika. Gjithashtu dihet se shumiva e njerëzve nuk janë dhe aq të interesuar rreth politikës. Kjo është tepër e rëndësishme në jetën e përditshme të publikut, nëse të rinjtë janë shumë pjesëmarrës aktivë në politikë sesa moshat e treta. Shqipëria ende konsiderohet si një vend që ka një tranzicion demokratik të tejzgjatur, vend i cili duhet të ketë pjesëmarrje politike dhe interesim të rinjve, në mënyrë që të krijojë një traditë të fortë demokratike në vend ", u shpreh Assist. Prof. Dr. Bekir Çınar.

Në punimin e përgatitur nga Asst. Prof. Dr. Bekir Cinar dhe Isa Erbas merret në shqyrtim mendimi i I studentëve të universiteteve dhe maturantëve të shkollave të mesme rreth pjesëmarrjes aktive në politikë dhe interesit për politikën në Shqipëri. Rezultatet e këtij sondazhi janë tepër të rëndësishme dhe janë një tregues i qartë i faktit se studentët e universitetit janë të prirur për të qenë pjesmarrës aktivë në politikë. Diçka e tillë, sipas tyre është tepër e rëndësishme për të ardhmen e demokracisë shqiptare. Rezultatet e këtij sondazhi janë krahasuar dhe me ato të vendeve të tjera në mënyrë drejt dhe qartë fenomeni e interesit për politikën nga grupit i synuar. Më tej në prezantim u vu theksi në faktin se evolimi I tranzicionit demokratik dhe tradita e politikës shqiptare janë tepër inkurajuese. Ndaj, ky punim arrin në konkluzionin se Shqipëria mund të ketë një të ardhme më të mirë, në qoftë se nxënësit përfshihen në politikë dhe aktivitetet politike dhe nëse në të ardhmen do të ketë një pjesmarrje më të madhe të të rinjve në strukturat e partive politike dhe në parlament.

Prezantimi u i Asst. Prof. Dr. Bekir Cinar dhe Isa Erbas u mirëprit nga pjesëmarrësit e tjerë në këtë konferencë dhe u diskutua nga pjesëmarrësit. Pas prezantimit të punimit Asst. Prof. Dr. Bekir Cinar dhe Isa Erbas u vlerësuan nga organizatorët me "Certifikatën e Mirënjohjes".

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share