arrow

news

ARKITEKT_urė: Tė mendosh abstrakt-en duke bėrė konkret-en

January 14th, 2014

ARKITEKT_urė: Tė mendosh abstrakt-en duke bėrė konkret-en

ARKITEKT_urė: Tė mendosh abstrakt-en duke bėrė konkret-en

Konkursi i Katërt Ndërkombëtar mbi bazat e Projektimit për Maturantët e Shkollave të Mesme

Departamenti i Arkitekturës, shpall hapjen e edicionit të katërt të Konkursit Ndërkombëtar mbi Bazat e Projektimit për Maturantët e Shkollave të Mesme – IDCHSS 2014. Konkursi është i hapur për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme që vazhdojnë studimet në vitin e fundit. Konkursi në fjalë synon të;

  • Prezantojë i studentët e shkollave të mesme me Procesin e Projektimit
  • Të ofrojë mundesinë për studentet e shkollave të mesme të shpalosin aftësitë e tyre konceptuale dhe grafike të Projektimit
  • Zbehë barriera institucionale midis institucioneve të arsimit të larte dhe atij para-universitar
  • Spikatjen e talenteve të reja që do i shërbejnë shoqërisë nëpërmjet fushës së Arkitekturës dhe nën-degëve të saj
  • Mbështesë talented që spikasin përmes bursave të studimit në degen e Arkitekturës në Universitetin Epoka


Pjesëmarrja

Konkursi është i hapur për nxënësit që vazhdojnë studimet e tyre para-universitare në vitin e fundit në njërën prej shkollave të mesme të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve ose institucionet ekuivalente për nxënësit e shkollave të mesme jashtë territorit të Shqipërisë. Në ndryshim nga vitet e kaluara, nisur nga interesi në rritje i maturanteve nga shkollat e mesme të Republikës së Kosovës, një aktivitet paralel do të mirëpresë pjesmarrësit nga çdo shkollë e mesme (publike apo private) që ushtron aktivitetin arsimor nën mbikqyrjen e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës. Ky event do të organizohet në një nga shkollat e mesme të Prishtinës në datat e përcaktuara në kalendarin e konkursit.

Nxenesit pjesmarrës pritet të shfaqin një interes të veçantë në fushën e arteve grafike, veçanërisht Arkitekturës. Pas kalimit të fazës së parë dhe të drejtës për të marrë pjesë në finale, konkurenti përveç dokumentacionit personal, duhet të paraqesë dhe një vërtetim të lëshuar nga drejtoria e shkollës përkatëse, i cili vërteton statusin e maturantit.

Kalendari

TIRANË   PRISHTINË
18. 12. 2013 Publikimi i Konkursit 18. 12. 2013
05. 03. 2014 Afati i Pyetje-Përgjigjeve 22. 01. 2014
08. 03. 2014 Publikimi i Përgjigjeve 25. 01. 2014
22. 03. 2014 Afati i Regjistrimit 01. 02. 2014
22. 03. 2014 Dorëzimi i Fazës së Parë 01. 02. 2014
26. 03. 2014 Shpallja e Finalistëve 05. 02. 2014
25. 04. 2014 WORKSHOP 14. 02. 2014
27. 04. 2014 Vlerësimi i Jurisë 16. 02. 2014
03. 05. 2014 Ndarja e Çmimeve 22. 02. 2014
8-10.05.2014 Ekspozita 8-10.05.2014

Fazat e Konkursit

Faza e Parë:
Në fazën e parë konkurentet pritet të dërgojnë një e-mail – jo më vonë se datat e përcaktuara qartë në kalendarin e mësipërm - në formën e shprehjes së interesit në adresen idchss@epoka.edu.al të cilit do t’i bashkangjiten dokumentat si më poshtë;

  • Formular Aplikimi [formulari mund të zbritet nga faqa e konkursit idchss.epoka.edu.al]
  • Pyetësori i plotësuar [formati i pyetësorit mund të zbritet nga faqa konkursit idchss.epoka.edu.al]
  • 5 Shembuj punimesh konceptuale-artistiko-grafike [foto maketesh, vizatim me dorë, vizatim teknik, skulpturë, reliev etj].

Faza e Dytë:
Faza e dytë dhe finale e konkursit konsiston në një Workshop dy ditor, ku finalistëve do t’u parashtrohet një problematikë arkitektonike dhe do t’u kërkohet interpretimi + conceptimi i një zgjidhjeje. Tematika do të shpallet ditën e parë të ëorkshopit. Të gjitha materialet minimale do të mundësohen nga organizatorët. Në rast materialesh të veçanta, konkurenti është i lirë t’i mbart/përdorë ato gjatë konkurimit. Ndërkohë nga secili konkurent do të kërkohen;

  • Poster me format 70x50 cm [shprehja e analizës, konceptit, projektit]
  • Maketi i projektit do të ndërtohet me materialet që do të mundësohen nga organizatorët
  • Teknika është e lirë. [materiali i përdorur, ngjyrat, veglat etj]

Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në adresat e mëposhtme.

Vlerësimi
Krijimtaria dhe Imagjinata janë dy kriteret bazë të suksesit të këtij konkursi. Vlerësimi i projekteve do të bazohet në kriteret e mëposhtme:

  • Krijimtaria dhe Imagjinata
  • Prakticiteti i Zgjidhjes
  • Demonstrimi i një plotëkuptimi se si ambienti i sugjeruar nga konkurentët do ketë një përdorim të përshtatshëm nga njerëzit
  • Kualiteti Grafik i vizatimeve dhe i materialeve të tjera
  • Qasja bazuar në problematikat Mjedisore
  • Origjinaliteti i Idese dhe Projektit

Vlerësimi dhe Juria
Vlerësimi do të mbahet në datën e përcaktuar në kalendarin e mësipërm. Fituesit do të lajmërohen me telefon dhe e-mail. Gjithashtu vlerësimi do të shpallet në faqen zyrtare të Departamentit të Arkitekturës si dhe në blogun e konkursit. Çmimet do të ndahen në një ceremoni që do të organizohet në datën e përcaktuar në Kalendar në ambientet e kampusit të Universitetit Epoka. Juria përbëhet nga një ekip arkitektesh, përfshirë dhe pedagogët e departamentit të Arkitektures në Universitetin Epoka.

Çmimet
Përveç ofrimit të avantazheve për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme brenda dhe jashtë Shqipërisë, Universiteti Epoka do të vlerësojë studentët pjesëmarrës, veçanërisht finalistët, me çmimet e mëposhtme:

  • 20 punët më të mira do të ekspozohen në një ekspozite të veçantë gjatë Konferencës Ndërkombëtare Shkencore (2-ICAUD) në ambientet e universitetit. Këto punime do të jenë gjithashtu pjesë e një publikimi të universitetit në lidhje me konkursin.
  • Çmimit për 3 fituesit e konkursit

Çmimi i Parë    75% bursë studimi
Çmimi i Dytë     50% bursë studimi
Çmimi i Tretë    25% bursë studimi

  • Të gjithë pjesëmarrësit në këtë konkurs do të pajisen me një çertefikatë nga Universiteti Epoka.
  • Autorët e 3 çmimeve të mëdha do të marrin pjesë në një proces intervistash ku si përfundim mund t’u lindi e drejta për të vazhduar studimet universitare në degën e Arkitekturës në Universitetin Epoka. Intervistat do të përcaktojnë dhe mundësinë e Bursave për këta studentë.
     

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share