arrow

news

Anėtarėt e klubit tė Sipėrmarrėsve vizitė nė kompaninė Infosoft Systems

December 14th, 2013

Një grup prej 10 studentësh, anëtarë të Klubit të Sipërmarrësve, të programeve Biznes Informatikë dhe Financë Bankë, më 11 dhjetor 2013 zhvilluan një vizitë në kompaninë InfoSoft Systems. Stafi i kompanisë, menaxheri i Burimeve Njerëzore dhe dy specialistë të tjerë, mirëpritën studentët me të cilët zhvilluan një bashkëbisedim miqësor. Gjatë takimit në sallën e mbledhjeve të kompanisë, studentët u njohen me përmbledhje të aktiviteteve dhe projekteve të Grupit Infosoft. Më pas studentët u njohën më nga afër me ambientet dhe divizionet e kompanisë, ku u priten nga punonjësit e secilit departament të kompanisë dhe u njohën nga afër me detaje të punës së tyre të përditshme si dhe idetë, projektet dhe vendimet më të rëndësishme të secilit divizion.

Gjatë takimit që patën me drejtuesit e burimeve njerëzore, studentët pjesëmarrës u njohën me një informacion të detajuar rreth kompanisë, kryesisht mbi kriteret për punonjësit e rinj. Menaxherët iu përgjigjen gjithashtu interesit dhe pyetjeve të shumta të studentëve. Student patën mundësi të diskutojnë mbi një tema të rëndësishme, të tilla si mundësitë e punësimit dhe pritshmëritë kryesore që kompanitë kanë në lidhje me kandidatët e mundshëm. Çështjet kryesore të diskutuara në takim kishin të bënin me përvojën dhe eksperiencën që duhet të kenë punonjësit, konferencat dhe praktikat e punës. Gjatë takimit studentët patën mundësi gjithashtu që të mësojnë çështje të rëndësishme që lidhen me trajnimin e tyre, i cili sipas tyre pavarësisht vështirësive, pjesmarrja në trainimet e organizuara nga kjo kompani janë një hap i rëndësishëm dhe një mundësi e vyer që në të ardhmen ata të jenë pjesë e stafit të kompanisë, bazuar dhe në politikat e tyre të rekrutimit. Vizita në ambientet e kompanisë Infosoft Systems vijoi me një takim tjetër me specialistët e kësaj kompanie, të cilët njohën ata me një përmbledhje të hapave dhe menaxhimit të punës në Infosoft Systems.  Kjo ishte një mundësi e mirë për studentët, të cilat u njohën më nga afër me procesin e punës.

Kjo ishte vizita e dytë që anëtarët e Klubiit të Sipërmarrësve të Universitetit Epoka zhvillojnë në kompanitë kryesore, pjesë e programit për të vizituar secilën prej kompanivë të rëndësishme në Shqipëri, e cila në të ardhmen e afërt mund do të jetë kompania e tyre. Vizitat në kompanitë kryesore në vend janë dhe një mundësi për të krijuar një ide të qartë për mjedisin e punës në shqipëri. Gjithashtu përmes këtyre vizitave, studentët kanë mundësi të krijojnë kontakte direkte si dhe të përfitojnë nga mundësitë për praktika pranë këtyre kompanive.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share