arrow

news

Anėtarėt e klubit studentor tė Sipėrmarrėsve vizitė nė ALBtelecom dhe Eagle Mobile

November 12th, 2013

Anėtarėt e klubit studentor tė Sipėrmarrėsve vizitė nė ALBtelecom dhe Eagle Mobile

Anėtarėt e klubit studentor tė Sipėrmarrėsve vizitė nė ALBtelecom dhe Eagle Mobile

Një grup prej 15 studentësh nga departamente të ndryshme të Fakultetit të Ekonomik dhe Shkencave Administrative, anëtarë të klubit studentor të sipërmarrësve zhvilluar një vizitë në ALBtelecom dhe Eagle Mobile. Përfaqësues Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun dhe Median në këtë kompani, znj. Ledina Ferhati dhe kolegët e saj rezervuan një pritje të ngrohtë për studentët. 

Vizita e parë e studentëve në ambientet e ALBltelecom dhe Eagle Mobile ishte në muzeun e kësaj kompanie, i cili gjendet në katin e parë të godinës qendrore të kompanisë. Në këtë muze janë ekspozuar pajisje të vjetra të komunikimit, të cilat datojnë që nga vitet ’30 dhe deri në ditës e sotme. Më pas vizita vijoi me një takim me pjesëtarët e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median dhe Burimet Njerëzore të kompanisë, të cilët i njohën studentët me idetë dhe vendimet kryesore të marra nga kjo kompani.

Gjithashtu për studentët nga përfaqësuesit e kompanisë u organizua një mini-kokteil në sallën kryesore të mbledhjeve dhe u shpërndanë dhurata simbolike. I pranishëm në këtë takim ishte dhe Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median në ALBtelecom dhe Eagle Mobile, z. Alban Tartari, i cili zhvilloi një bashkëbisedim me studentët. Studentët pjesmarrës patën mundësinë të diskutojnë mbi tema të rëndësishme në interes të tyre, siç janë mundësitë e punësimit dhe pritshmëritë kryesore që kompania ka ndaj kandidatëve potencialë. Përfaqësuesit e kompanisë vunë theksin në element të rëndësishëm si: Përvoja në seminare, konferenca, internshipe. “Është në të mirën tuaj që të përballeni me vështirësitë e mundshme në jetën universitare, në mënyrë që më pas të jeni të përgatitur për tregune punës”, u shpreh z. Tartari në bashkëbisedimin me studentët.

Në fund të takimit përfaqësuesit e ALBtelecom dhe Eagle Mobile njohën studentët me planët dhe projektet e të dy kompanive me Universitetin Epoka. Aktiviteti në fjalë ishte hapi i parë i një nisme të klubit studentor të Sipërmarrësve të Universitetit Epoka, i cili në të ardhmen do të zhvillojë takime dhe vizita kompanitë më të rëndësishme në Shqipëri, ku një pjesë e mirë e studentëve në të ardhmen do të jenë pjësë përbërëse e stafit të tyre. Aktivitete të tilla synojnë të njohin studentët me një pamje të qartë të mjedisit të punës. Gjithashtu, studentët do të kenë mundësinë të krijojnë kontakte të drejtëpërdrejta, të cilat më pas mund t’u shërbëjnë për mundësitë e praktikës në këto kompani.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share