arrow

news

Anėtarėt e klubit studentor “Sipėrmarrėsit e Rinj” vizitė nė Qendrėn Inovative tė Kosovės nė Prishtinė

March 30th, 2014

Anėtarėt e klubit studentor “Sipėrmarrėsit e Rinj” vizitė nė Qendrėn Inovative tė Kosovės nė Prishtinė

Anėtarėt e klubit studentor “Sipėrmarrėsit e Rinj” vizitė nė Qendrėn Inovative tė Kosovės nė Prishtinė

Një grup përfaqësuesit të klubit studentor “Sipërmarrësit e Rinj”, studentë të Departamentit të Administrim Biznesit në datën 29 Mars 2014 zhvilloi një vizitë në Qendrën Inovative të Kosovës, e cila është themeluar për të mbështetur sipërmarrjen, inovacionin dhe zhvillimin në bazë komerciale të biznesit dhe ka në fokus të saj teknologjinë e informacionin dhe komunikimit dhe nga kjo qendër përfitojnë jo vetëm kompanitë ekzistuese por dhe ato të krijuara rishtazi.

Gjatë vizitës në këtë qendër studentët të vitit të parë, të dytë dhe të katërt të Departamentit Administrim Biznes u njohën më nga afër me investimet dhe mundësitë e ofruara nga kjo qendër për biznesin kosovar. Drejtuesit e kësaj qendre i njohën studentët me shërbimet e ofruara nga kjo qendër siç janë mentorimi, konsultimet, trajnime për sipërmarrësit dhe menaxherët në planifikimin e biznesit, kontabilitetit, financave, të zhvillimit të produktit/shërbimit, marketingut, shitjes, burimeve njerëzore, zhvillimit të teknologjisë dhe rritjen e bashkëpunimit me bizneset lokale, rajonale dhe ndërkombëtare. Sipas tyre inkubatorët ofrojnë një mjedis të favorshëm për komercializimin e ideve të shëndosha të biznesit, si dhe analizimin e tregut për kompanitë ekzistuese dhe ato të reja.

Ndërkohë programet e trajnimit, sipas drejtuesve të kësaj qendreje janë vlerësuar nga partnerët e brendshëm dhe ato të jashtëm dhe janë hartuar në një mënyrë të tillë që të plotësojnë boshllëqet e tregut, duke i dhënë të rinjve mundësinë për të mësuar aftësitë e nevojshme për tregun sfidues dhe dinamik si atë vendor po ashtu dhe atë ndërkombëtar.

Qendra Inovative e Kosovës përdor praktikat më të mira të më shumë se 15 qendrave ndërkombëtare të inovacionit në të gjithë botën dhe ka mbështetjen e “Athene Prosjektledelse” në Norëegjisë dhe Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës, si pjesë e zhvillimit të biznesit të Kosovës të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share