arrow

news

Anėtarėt e Fondacionit tė Vullnetarėve vizitė nė Shtėpinė e Fėmijėve nė Durrės

November 24th, 2013

Anėtarėt e Fondacionit tė Vullnetarėve vizitė nė Shtėpinė e Fėmijėve nė Durrės

Anėtarėt e Fondacionit tė Vullnetarėve vizitė nė Shtėpinė e Fėmijėve nė Durrės

Më 23 nëntor 2013 anëtarët e Fondacionit të Vullnetarëve për Fëmijët Jetimë, zhvilluan një vizitë në tre shtëpitë e Fëmijëve në  qytetin e Durrës. Gjatë vizitës së tyre në këto institucione, anëtarët e Fondacionit të Vullnetarëve për Fëmijët Jetimë, me fondet e mbledhura në Panairin Tradicional të Ushqimeve të mbajtur më 18 nëntor 2013 blenë ushqime dhe produkte të nevojshme për shtëpinë e fëmijës, si ngrohëse, sobë, shampo, rroba, detergjent, pelena, karburantit për transportimin e fëmijëve në spital në raste emergjence, çokollata, biskota etj.

Ky aktivitet përveçse një solidarizim në ndihmë të njerëzve në nevojë, në zemrat e secilit prej studentëve ngjalli një ndjenjë dhëmbshurie dhe ndërgjegjësimi dhe me fjalë të sinqerta ata falënderuan mësuesit e tyre dhe të gjithë ata të cilët kujdesen për ta. Anëtarët e Fondacionit të Vullnetarëve për Fëmijët Jetimë, u shprehen se vizitat në këto qendra janë të një rëndësie të veçantë dhe një mënyrë që dhe ata të mund të ndajnë dashurinë me fëmijët të cilët janë në nevojë. "Koha që kemi kaluar me fëmijët jetimë ishte shumë e shkurtër; ku secili prej tyre pati mundësinë që qoftë dhe për disa sekonda të ndiejnë dashurinë e sinqertë të studentëve në zemrat e tyre. Në fund, fëmijët nuk donin që të largoheshim. Ishte një ndienjë që secilit prej nesh na bëri të ecim tutje por me kokën mbrapa për të qenë përherë pranë tyre dhe fytyrat e secilit prej fëmijëve, ende të qëndrojnë para syve tanë, me duart e shtrira që thonë "mos na lini”", u shprehen studentët pas vizitës në Shtëpisë së Fëmijëve në Durrës.

Studentët gjithashtu zhvilluan një bisedë të ngrohtë me drejtuesit e Shtëpisë së Fëmijeve, të cilët falenderuan studentët për vizitën dhe solidaritetin e treguar. Studentët falenderuan Universitetin Epoka, studentët dhe stafin, të cilët mbështetën iniciativën e tyre për të mbledhur fonde për Shtëpinë e Fëmijëve në Durrës.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share