arrow

news

Anėtarėt e Departamentit tė Bankė Financės zhvilluan njė takim me Ministrin e Financave

December 10th, 2015

Anėtarėt e Departamentit tė Bankė Financės zhvilluan njė takim me Ministrin e Financave

Anėtarėt e Departamentit tė Bankė Financės zhvilluan njė takim me Ministrin e Financave

Më 4 dhjetor 2015, Assist. Prof. Dr. Mustafa Üç, Dekani i Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative, Assoc. Prof. Dr. Uğur Ergün, Përgjegjës i Departamentit Financë-Bankë dhe anëtarët e stafit akademik të Departamentit Financës-Bankë të Universitetit Epoka patën një takim me Ministrin e Financave të Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Shkëlqim Cani në ambientet e Ministrisë së Financave. Në takim mori pjesë edhe përfaqësuesja e Senatit të studentëve, studentja e vitit të tretë bachelor Tea Pikuli. Qëllimi i takimit ishte njohja e Ministrit me arritjet akademike të studentëve dhe profesorëve të Universitetit Epoka me një program të detajuar të aktivitetit dhe veprimtarisë kërkimore në fushën e financave dhe bankave.
Ministri shprehu konsideratën e tij të lartë për punën dhe cilësinë e mësimdhënies të ofruar nga Universiteti Epoka dhe vullnetin e Ministrisë së Financave për të bashkëpunuar me Universitetin tonë në disa fusha. Dekani i Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative si dhe Përgjegjësi i Departamentit Financë-Bankë informuan Ministrin për veprimtarinë aktuale akademike të Universitetit Epoka, rritjen e numrit të studentëve, si një shenjë e besimit dhe të sigurimit të cilësisë dhe sukseset e studentëve tanë jashtë vendit dhe në jetën e tyre profesionale.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit propozuan disa mundësi për bashkëpunim në të ardhmen në fushën e veprimtarive kërkimore të përbashkëta, praktikave studentore, dhe praninë e specialistëve të Ministrisë së Financave në leksione të veçanta. Ministri përshëndeti këto nisma dhe premtoi mbështetjen e stafit të tij dhe facilitetet e Ministrisë së Financave në arritjen e qëllimeve të përbashkëta në fushën e kërkimit shkencor. Ministrit Cani iu dorëzua dhe një draft program i detajuar për fushat e mundshme të bashkëpunimit me Ministrinë e Financave.
Duke pasur parasysh përvojën akademike të Prof. Dr. Shkëlqim Cani një diskutim konstruktiv u zhvillua në lidhje me kurrikulën aktuale dhe cilësinë e programit akademik të ofruar nga Universiteti Epoka dhe mënyrat se si mund të pasurohen këto programe me trendet, aktivitetet dhe inovacionet e fundit financiare. Sugjerimet e Ministrit në këtë fushë janë shumë të vlefshme për rritjen e mëtejshme të cilësisë së kurrikulave të ofruara.
Departamenti Financë-Bankë  është i bindur se ky takim ishte hapi i parë drejt një bashkëpunimi të frytshëm në të ardhmen.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share