arrow

news

Anėtarė tė klubit studentor tė Sipėrmarrėsve vizitė nė Bankėn ProCredit

April 5th, 2014

Anėtarė tė klubit studentor tė Sipėrmarrėsve vizitė nė Bankėn ProCredit

Anėtarė tė klubit studentor tė Sipėrmarrėsve vizitė nė Bankėn ProCredit

Një grup prej 12 studentëve, anëtarë të klubit studentor të Sipërmarrësve, studentë të Departamentit të Financë Bankë dhe Departamentit Ekonomiks më datë 4 prill 2014 u pritën në një vizitë nga drejtues të Bankës ProCredit.  Studentët anëtarë të klubit të Sipërmarrësve u pritën ngrohtësisht nga tre drejtues të stafit të Zyrës së Burimeve Njerëzore.

Gjatë vizitës së tyre në Bankën ProCredit ata u pritën në një takim nga Drejtori i Departamentit të Konsulentëve të Biznesit. Ai bëri një prezantim të shkurtër të tyre, i cili bëri një prezantim të angazhimit të tij si këshilltar për të gjitha kompanitë që kanë zgjedhur t’i besojnë bizneset e tyre kësaj banke. Më pas ata u shoqëruan nga Drejtori i Kontrollit të Operacioneve Bankare dhe Departamentit të Kontabilitetit, duke vazhduar më tej me Departamentin e Menaxhimit të Riskut, e cila si strukturë shihet si një zyrë e mesme, nisur nga fakti se një nga detyrat më të rëndësishme të përmirësimit dhe minimizimit të humbjeve që mund të ndodhin gjatë operacionet të ndryshme dhe transaksioneve.

Pas vizitës në këto sektorë, grupi studentëve u prit në një takim të veçantë nga Drejtuesit e Burimeve Njerëzore, të cilët njohen studentët me historinë e ProCredit Bank, misionin dhe vizionit dhe më bënë një prezantim video, ku fokusi kryesor ishte Program për bankierër e rinj të ProCredit Bank. Programi bankierët e rinj është një program gjithëpërfshirës të zhvillimit të trajnimit për të diplomuarit nga universitete ose institucione të tjera të arsimit të lartë, si dhe për profesionistët e kualifikuar të sektorit bankar.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share