arrow

news

Andreas Ruby: MĖ PĖRDOR! Arkitektura si arti i pėrvetėsimit

February 25th, 2014

Andreas Ruby: MĖ PĖRDOR! Arkitektura si arti i pėrvetėsimit

Andreas Ruby: MĖ PĖRDOR! Arkitektura si arti i pėrvetėsimit

Andreas Ruby, një publicist, kritik e kurator në fushën e arkitekturës, projektimit dhe arteve figurative, dha një leksion me temën “MË PËRDOR! Arkitektura si arti i përvetësimit” për studentët e arkitekturës në Universitetit Epoka, gjatë ditën e fillimit të semestrit të dytë. Ai u ftua të vizitonte ndërtesën e re të Qendrës Sociale dhe Departamentit të Arkitekturës së universitetit, ku i bëri përshtypje cilësia e hapësirave, “teknikat e ekspozuare të ndërtimi”, sinqeriteti e estetika në përdorimin e materialit, si dhe gjendja e të qënit pjesërisht “në ndërtim e sipër”. Kjo frymëzoi idenë mbi temën e leksionit, ndaj eventi u zhvillua në sallën ende të papërfunduar të konferencave të ndërtesës së re, e cila u përshtat dhe u përvetësua spontanisht për këtë eveniment.

Leksioni fokusoi dhe theksoi faktin që Arkitektura nuk është kurrë e përfunduar; përdoruesit, në kohë dhe histori, munden dhe duhet ta transformojnë sipas nevojave. Arkitektura është arti I përvetësimit. Për më tepër, Ruby shtjelloi strategjitë e përvetësimit, si “zaptimi”, “ri-përshtatja”, “ri-shkrimi”, “mbivendosja”, etj.

Në emër të Ruby Press, Andreas dhuroi 10 libra të fundit të arkitekturës, si: The City as a Project, Pier Vittorio Aureli (Ed.), 201; Cidade de Deus – City of God. Working with Informalized Mass Housing in Brazil, Marc Angélil & Rainer Hehl, në bashkëpunim me Something Fantastic (Eds.), 2013, dhe Reasons for Walling a House, 51N4E (Ed.), 2012, fituesi i çmimit DAM Architectural Book Award, bibliotekës së Universitetit Epoka.

Andreas Ruby ka vizituar Shqipërinë disa herë gjatë viteve të fundit, i ftuar si anëtar jurie në disa Konkurse Ndërkombëtare mbi arkitekturën/planifikimin urban, përfshirë Konkursin e Bregdetit të Vlorës që u zhvillua më 21 Shkurt 2014. Ruby është gjithashtu iniciator dhe konsulent i qeverisë shqiptare dhe i Agjensisë Kombëtare e Planifikimit të Territorit [AKPT] për platformën AA-Atelier Albania.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share