arrow

news

Ambasadorja e Republikės Ēeke nė Tiranė zhvilloi njė vizitė nė Universitetin “Epoka”

October 24th, 2016

Ambasadorja e Republikės Ēeke nė Tiranė zhvilloi njė vizitė nė Universitetin “Epoka”

Ambasadorja e Republikės Ēeke nė Tiranė zhvilloi njė vizitė nė Universitetin “Epoka”

Më 21 tetor 2016, Ambasadorja e Republikës Çeke në Tiranë, zj. Bronislava Tomášová, vizitoi Universitetin “Epoka” dhe me këtë rast, zhvilloi një takim me Rektorin, Prof. Dr. Güngör Turan.
Gjatë takimit, Ambasadorja Tomášová u shpreh se Republika Çeke e sheh si shumë të rëndësishëm zhvillimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore me Shqipërinë dhe në këtë kuadër, sektori i arsimit të lartë luan një rol vendimtar në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. Ambasadorja Tomášová gjithashtu vuri në dukje faktin se universitetet çeke janë duke u bërë gjithnjë e më tërheqëse për studentët shqiptarë dhe në këtë kontekst, Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Republikës Çeke, do të organizojnë pesë Sesione Informative në pesë universitete shqiptare, ku studentëve do t’i prezantohen programet Master dhe të Doktoratës që ofrohen në gjuhën angleze në universitetet çeke, si dhe mundësitë e bursave në Republikën Çeke.
Një nga këto Sesione Informative do të mbahet në Universitetin “Epoka”, i cili - siç u tha nga Ambasadorja Tomášová - është përzgjedhur së bashku me katër universitete të tjera publike për shkak të reputacionit dhe imazhit shumë pozitiv që gëzon në vend.
Nga ana e tij, Rektori bëri një përshkrim të përgjithshëm të zhvillimeve kryesore në Universitet, duke vendosur një theks të veçantë në ndërkombëtarizimin si një nga objektivat kryesore strategjike të Universitetit “Epoka”. Ai gjithashtu shprehu bindjen e tij se marrëveshjet dypalëshe ndërmjet universiteteve në Shqipëri dhe Republikën Çeke si dhe programi Erasmus + i BE-së mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Universitetit “Epoka” dhe universiteteve çeke.
Në të njëjtën kohë, Ambasadorja Tomášová dhe zyrtarët e tjerë nga Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë që e shoqëronin në takim, u informuan se shtatë studentë mjaft të suksesshëm të diplomuar nga programet Bachelor të ofruara nga Universiteti “Epoka” kanë vazhduar studimet Master në universitetet çeke, ku pothuajse të gjithë kanë përfituar nga bursa të plota studimi. Gjatë takimit, u theksua që këta studentë mund të shërbejnë si një shembull mjaft i mirë për studentët e Universitetit “Epoka” të cilët dëshirojnë të vazhdojnë studimet e tyre pasuniversitare në universitetet çeke.
Sesioni Informues mbi universitetet çeke do të mbahet në Universitetin “Epoka”, më 23 nëntor 2016, në ora 11:30, në Sallën e Konferencave (Godina E).
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share