arrow

news

Ambasadori i Republikės sė Turqisė zhvilloi njė vizitė nė Universitetin Epoka

December 27th, 2013

Ambasadori i Republikės sė Turqisė zhvilloi njė vizitė nė Universitetin Epoka

Ambasadori i Republikės sė Turqisė zhvilloi njė vizitė nė Universitetin Epoka

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, z Hidayet Bayraktar, zhvilloi një vizitë në mjediset e Universitetit Epoka dhe në këtë kuadër, pati një takim me Rektorin e Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın.

Me këtë rast, Prof. Altın bëri një ekspoze të përgjithshme në lidhje me themelimin dhe zhvillimin e Universitetit Epoka ndër vite.

Ambasadori Bayraktar shprehu vlerësimin për cilësinë e arsimit të ofruar nga Universiteti Epoka dhe përcolli besimin e tij se Universiteti Epoka mbart një kontribut të veçantë në konsolidimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Turqisë, me një theks të veçantë në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.

Takimi vazhdoi me diskutimet të cilat u përqëndruan në mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet Universitetit Epoka dhe Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shqipëri.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share