arrow

news

Ambasadori Gjerman Sh.T. Z Hellmut Hoffmann merr pjesė nė njė bashkėbisedim me studentėt e Universitetit Epoka

June 2nd, 2015

Ambasadori Gjerman Sh.T. Z Hellmut Hoffmann merr pjesė nė njė bashkėbisedim me studentėt e  Universitetit Epoka

Ambasadori Gjerman Sh.T. Z Hellmut Hoffmann merr pjesė nė njė bashkėbisedim me studentėt e Universitetit Epoka

Më datë 1 qershor 2015, Ambasadori i Gjermanisë Sh.T.Z. Hellmut Hoffmann pati një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Epoka në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor të parë nga perspektiva gjermane.

Në fjalën e tij, Ambasadori paraqiti një kronologji të rrugës së integrimit të Shqipërisë dhe sfidat kryesore të saj. Duke iu referuar praktikave më të mira europiane, Ambasadori theksoi rëndësinë e plotësimit të standarteve të BE-së në funksionimin e shtetit dhe sundimin e ligjit. Shkëlqesia e tij elaboroi rolin e rëndësishëm që Gjermania ka luajtur në mbështetjen e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor gjatë procesit të integrimit.

Pas fjalës së tij të detajuar me ilustrime nga transformimi kronologjik i shtetve evropiane në një entitet të vetëm siç është Bashkimi Europian, studentët e Universitetit Epoka patën mundësinë të adresonin pyetje rreth çështjeve të rëndësishme lidhur me integrimin e Shqipërisë dhe rajonit.

Elaborimi analitik dhe pikëpamjet mbi dilemat e BE-së parë nga këndvështrimi i studentëve u konsideruan të një niveli mbresëlënës nga ana e Ambasadorit Hoffmann.

Konkuzionet e takimit në lidhje me fjalën e Ambasadorit , pyetjet dhe komentet e studentëve u bënë nga pedagogja e Universitetit Epoka Znj. Erda Cani në emër të Departamentit të Financë Bankës dhe Klubit Studentor të Marrëdhënieve Ndërkombëtare që ishin dhe organizatorët e këtij takimi të rëndësishëm. Rektori i Universitetit Epoka Prof. Dr. Remzi Altın mori pjesë në këtë aktivitet duke përshëndetur dhe shprehur mirënjohjen dhe nderimin e institucionit tonë për praninë e Ambasadorit Gjerman në kampusin e Universitetit Epoka.

Shpresojmë që ky bashkëpunim i frytshëm i Universitetit Epoka me Ambasadën Gjermane në Tiranë do të hapë rrugë për bashkëpunime te tjera në te ardhmen.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share