arrow

news

Alerta Brruli ishte ‘drejtuese pėr njė ditė’ pranė Universitetit Epoka

April 4th, 2015

Alerta Brruli ishte ‘drejtuese pėr njė ditė’ pranė Universitetit Epoka

Alerta Brruli ishte ‘drejtuese pėr njė ditė’ pranė Universitetit Epoka

Universiteti Epoka me kënaqësi u bë pjesë e "Drejtues për një ditë", nisma e Junior Achievement në Shqipëri që u ofron të rinjve mundësi për të mësuar nga një ekzekutiv i nivelit të lartë duke shoqëruar atë për një ditë. Qëllimi i programit është që ti mundësojë studentëve të rinj të talentuar të shkollave të mesme për të bërë zgjedhje karriere më të mirëinformuara, të zgjeruar rrjetin e tyre dhe për të përmirësuar mundësitë e tyre të karrierës. 'Udhëheqës për një ditë "2015 ka angazhuar 40 institucione mikpritëse dhe ajo u organizua në 2 prill.
Si pjesë e iniciativës, Znjsh Alerta Brruli nga shkolla e mesme ‘28 Nentori’ në Shkodër kaloi një ditë me Z. Ismail Asan, Sekretar i Përgjithshëm i Universitetit Epoka, duke mbuluar kështu një sërë detyrash nga ato të përditshmet deri tek ato më vizionare. Alerta mësoi informacione të përgjithshme mbi Universitetin, shoqëroi Z. Asan në takimet e brendshme, dhe mori përsipër një mini detyrë për këtë ditë. Për më tepër ajo u këshillua mbi proceset, cilët janë aktorët dhe faktorët që konsiderohen, si dhe mënyrën si marren vendimet në nivelin menaxherial të Universitetit. Kuriozitet, ishte per të saj ekuilibri I menaxhimit midis administratës dhe pjesës akademike që është i vecantëe në industrinë e arsimit universitar.
Alerta ndau me ne gjetjet e kësaj dite. Për të kjo ishte një përvojë mbresëlënëse që do të mbetet gjatë në kujtesën. Z. Asan me kënaqësi rikonfirmoi përmes kësaj përvoje që të rinjtë Shqiptarë janë të afte  dhe te gatshëm për t’u perfshirë në zhvillimin e shpejtë të vendit. Dita u permbyll me nje ceromoni te organizuar nga Junior Achievement of Albania qe perfshiu menaxheret mikprites dhe studentet qe udhehoqen per nje dite.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share