arrow

news

Aledia Bilali rrėfen eksperiencėn e saj tė praktikės nė universitetin e Teksasit nė Austin

October 28th, 2013

Aledia Bilali rrėfen eksperiencėn e saj tė praktikės nė universitetin e Teksasit nė Austin

Aledia Bilali rrėfen eksperiencėn e saj tė praktikės nė universitetin e Teksasit nė Austin

Këtë verë fal Universitetit Epoka dhe sidomos profesorit tim Assist. Prof. Dr. Yavuz Yardım, m’u dha mundësia të bëja praktikën në një nga universitetet më prestigjoze dhe me të njohur në mbarë botën, në universitetin e Teksasit në Austin,Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë periudhës së praktikës pata mundësinë të punoja si asistente kërkimore në Qendrën Kërkimore të Transportit, konkretisht në “Texas Pavement Preservation Center”, nën mbikqyrjen e drejtorit të kësaj qendre. Gjatë periudhës së praktikës m’u dha mundësia që jo vetëm të zgjeroj njohuritë e mia në inxhinierinë e transportit, por dhe të kryej teste kërkimore në laboratorin e kësaj qendre.

E konsideroj veten me fat që arrita të integrohesha në komunitetin e Universitetit të Teksasit dhe që pata mundësinë të ndiqja leksione nga profesorët më famë botërore. Kjo ishte një përvojë shumë e bukur dhe e vlefshme, e cila shkon përtej aspektit profesional.  Kjo experiencë e bukur më ndihmoi që të kem një tjetër këndvështrim dhe të përkushtohem akoma më shumë në profesionin tim duke përdorur me efikasitet kohën. Mund të them që kam përfituar nga mundësia për të qenë pranë dhe për të përfituar nga bisedat dhe takimet me profesionistët më në zë në këtë fushë.

Ajo Atmosfera atje ishte e mbushur plot me risi dhe një frymëzim pozitiv për të ardhmen në profesionin time, e cila vihej re që në logo e universitetit të Teksasit:  “Çfarë fillon këtu, ndryshon botën”. Pikërisht kjo atmosferë më bëri të sigurtë dhe më mbushi me dëshirën për të qenë sërish pjesë e këtij komunitetit intelektualës dhe profesionistësh. Të qënurit pjesë e atomosferës dhe mundësive të ofruara nga praktika në këtë universitet, është një ëndërr nga e cila nuk doja të zgjohesha. 

Aledia Bilali
Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit/Klasa e 2014

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share