arrow

news

AKTI zhvillon njė sesion trajnimi nė Universitetin Epoka

March 24th, 2015

AKTI zhvillon njė sesion trajnimi nė Universitetin Epoka

AKTI zhvillon njė sesion trajnimi nė Universitetin Epoka

Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI) është një institucion publik, ligjor nën kompetencat e Këshillit të Ministrave dhe ka filluar aktivitetin në mars 2010.
AKTI vepron si një strukturë koordinuese dhe udhëzuese që bashkëpunon me institucionet në fushën e shkencës dhe teknologjisë për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, në përputhje me prioritetet kombëtare, zhvillimin e politikave dhe menaxhimin e kërkimit dhe zhvillimit shkencor dhe teknologjik të instituteve(R & D).
Më 24 mars 2015 Zyra e Kërkimit dhe Projekteve në Universitetin Epoka organizoi dhe mbajti një sesion trajnimi me përfaqësues të ftuar nga AKTI. Fokusuar kryesisht në programin e ri evropian Horizon 2020, Rrjetin Evropian te Ndërmarrjeve (EEN), Euraxess Rrjetin dhe Qendrat e Kërkimit të Përbashkëta (JRC), trajnimi kishte për qëllim rritjen e përvojes dhe aftësive kërkimore.
Në fokus ishin aplikimet dhe pjesëmarrja në këto programe përmes fitimit të fondeve në dispozicion si prioritet kryesor për Shqipërinë. Nga ana tjetër, e një rëndësie vendimtare për studiuesit është marrja pjesë në rrjetet Evropiane si EEN, Euraxess, etj. Duke iu referuar Strategjisë Evropiane dhe prioriteteve të Unionit të Inovacionit, pjesë e të cilit është dhe Horizon 2020, studiuesit pranë Universitetit Epoka besojnë se aplikimet e tyre në programet Evropiane do të rrisin mundësine e shkëmbimeve dhe mobilitetit të lidhura me Fushat e Kërkimit Evropian (ERA).
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share