arrow

news

Akademikė tė Universitetit Epoka morėn pjesė nė Seminarin mbi Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe rolin e Ombudsman

October 16th, 2013

Më 14 tetor 2013, akademikë nga Universiteti "Epoka" morën pjesë në Seminarin mbi Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe rolit të Ombudsman, një iniciativë e Ambasadorit të Polonisë në Tiranë, me mbështetjen e Avokatit të të Drejtave të Njeriut  në Poloni dhe Avokatit të Popullit të Shqipërisë. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte krijimi i një forumi ndërkombëtar për të ndarë përvojën mbi respektimit e të drejtave të njeriut dhe rolin e institucioneve të Ombudsman-ëve në mbrojtjen e tyre.

Punimet e seminarit në fjalë u përshëndetën nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Z. Ettore Sequi, Profesorja Irena Lipowicz, Avokate e të Drejtave të Njeriut  në Poloni si dhe Z. Igli Totozani, Avokat i Popullit në Shqipëri.

Seminari u nda në disa seanca, duke trajtuar tema të rëndësishme në fushën e të drejtave të njeriut në shoqërinë moderne civile, të tilla si forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe roli i Ombudsman si dhe bashkëpunimi i këtij të fundit me shoqërinë civile.

Seminari ishte shumë produktiv duke qënë se pjesëmarrësit ndanë perspektivat e ndryshme për shkallën e respektimit të të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe Poloni, si dhe mbi kontributin që shoqëria civile ka si veshët dhe sytë e qeverisë midis qytetarëve.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share