arrow

news

Akademikė tė Universitetit Epoka marrin pjesė nė Konferencėn e Tretė ICHSS

September 25th, 2013

Akademikë të Universitetit Epoka morën pjesë në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare në Shkencat Humane dhe Çështjet Sociale, e cila u zhvillua mes datave 20 dhe 22 shtator 2013 në Romë. MCSER është një qendër ndër-universitarte që mbështet edukimin dhe hulumtim shkencor në Itali. Qendra Mesdhetare e Kërkimeve Sociale dhe Arsimore është themeluar në vitin 2010 në Romë. Në partneritet me universitete, biblioteka, organizata, agjencive publike, ndërmarrjeve dhe institute të tjera kërkimore, MCSER ofron një shumëllojshmëri programesh për të mbështetur dhe promovuar zhvillimin social dhe arsimor, si dhe bashkëpunime ndërkombëtare, duke përfshirë programet arsimore për studentët dhe projekteve ndërkombëtare të arsimit, si dhe publikime shkencore dhe organizime të konferencave ndërkombëtare. Më shumë se 30 shtete ishin të përfaqësuara në konferencë, nga Japonia në Australi, nga SHBA dhe Meksika në Evropë, Afrika dhe Azia. Ajo mblodhi 340 profesorë, studiues nga e gjithë bota.

Akademikët që përfaqësuan Universitetin Epoka morën pjesë denjësisht duke paraqitur kërkimet e tyre. Ata u përqëndruan në çështje që lidhen me ekonominë shqiptare, të tilla ishin "Sfidat e grave sipërmarrëse në Shqipëri", e prezantuar nga znj. Erinda Imeraj dhe znj. Sonila Gruda. Ky projekt propozim synon të theksoj potencialin e femrave shqipëtare për të hyrë suksesshëm në fushën e biznesit. Punimi i tyre analizonte situatën aktuale të grave sipërmarrëse në Shqipëri. "Efekti i tatimit mbi investimet: Rasti i Shqipërisë", prezantuar nga znj. Mergleda Hodo, ishte një vëzhgimi mbi efektivitetin e çdo sistemi tatimor, matjen e normës efektive të tatimit në investim si dhe zbatimin e saj në Shqipëri. "A shkaktojnë defiçitet buxhetore inflacion? Dëshmi nga Shqipëria ", paraqitur nga z. Rexhep Dokja. Akademikët e Universitetit ndanë ide të ndryshme, duke e bërë sugjerime të vlefshme për pjesëmarrësit e tjerë nga e gjithë bota.

Kjo ishte një alternativë e rëndësishme për të paraqitur sfidat e ekonomisë shqiptare. Gjithashtu kjo konferencë u vleresua si një mundësi për të krijuar lidhje mes profesorësh dhe personaliteteve të tjera të rëndësishëm.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share