arrow

news

Akademikė dhe studentė tė Universitetit Epoka marrin pjesė nė Kongresin Ndėrkombėtar mbi biznesin, Ekonomikė dhe Shkencat Politike

November 6th, 2013

Akademikė dhe studentė tė Universitetit Epoka marrin pjesė nė Kongresin Ndėrkombėtar mbi biznesin, Ekonomikė dhe Shkencat Politike

Akademikė dhe studentė tė Universitetit Epoka marrin pjesė nė Kongresin Ndėrkombėtar mbi biznesin, Ekonomikė dhe Shkencat Politike

Përfaqësues të stafit akademik dhe studentë të Universitetit Epoka morën pjesë në Kongresin për Biznesin, Ekonominë dhe Shkencat Politike, i cili u organizua në Ankara, Turqi në datat 1, 2 dhe 3 nëntor 2013 nga Universitetit Turgut Özal sëbashku me 8 universitete të tjera në katër kontinente. Zyra e Dekanit të Studentëve në bashkpunim me “Women Leadership Club” dhe “Innovative Enterprises Club” bënë të mundur për studentët dhe profesorët e Universitetit Epoka të bëhen pjesë e këtij kongresi. INTOC BEPS ishte një kongres që si objektiv kryesor kishte të zgjidhte punimet akademike të nivelit me të lartë që ishin të pregatitura nga student, student masteri, kandidatë për PhD dhe nga akademik të ndryshëm. Në këtë kongres kishte një datë aplikimi dhe klasifikimi, ku punimet më të mira do të prezantoheshin në kongres, pjesëmarrësit e Universitetit Epoka kishin nderin të ishin pjesë e tyre.

Pjesmarrësve të Universitetit Epokës ju dha mundësia të prezantonin punimet e tyre me shumë sukses duke impresionuar organizatorët me nivelin e lartë të edukimit që Universiteti Epoka është duke ofruar për studentët.

Universiteti Epoka u përfaqësua në Ankara nga një delegacion i profësorëve, akademikeve dhe studentëve të dalluar, në të njëjtën kohë ju dha mundësia për eksperienca të reja, njohjen me profesorë e pjesmarrës nga kultura të ndryshime duke u bashkuar në një konferencë me të njëjtën qëllim, të fitojnë sa më shumë njohuri të reja dhe të zgjerojnë horizontin e dijes.

Pjesëmarrja në këtë event ishte një kontribut nga Epoka për studentët që duan të punojnë drejt përmirësimit të karrierës dhe një motivim shumë i madh për akademikët në punën e tyre të mëtejshme. Fjalimet hapëse të ditës, sesionet dhe workshopet ishin të organizuara në mënyrën më të mirë ku falë tyre kjo konferencë ishte frytdhënëse për të pranishmit. Gjatë punimetve të konferencës u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, politikën dhe biznesin ku profesorë të ndryshëm, duke përfshirë dhe Guvernatorin e Bankës Qendrore të Turqisë z. Erdem Basci referuruan mbi çështje të ndryshme. Më pas sesionet ishin të ndara në disa grupe të vogla për ekonominë, politiken, biznesin dhe sesione të veçanta për studentët e universitetit Turgut Özal. Në ditën e tretë të Konferencës, Prof. Ismail Soygenis mbajti fjalën mbyllëse të konferencës. Pjesmarrësit patën mundësi të zhvillojnë dhe një shëtitje kulturore në qytetin e Ankarasë.

 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share