arrow

news

Agjencia shqiptare mė e suksesshme e reklamave “Karrota” e ftuar nė Universitetin “Epoka” nga “Marketing Zone”.

May 23rd, 2015

Agjencia shqiptare mė e suksesshme e reklamave “Karrota” e ftuar nė Universitetin “Epoka” nga “Marketing Zone”.

Agjencia shqiptare mė e suksesshme e reklamave “Karrota” e ftuar nė Universitetin “Epoka” nga “Marketing Zone”.

Agjencia e reklamave më e sukseshme shqiptare “Karrota” ishte e ftuara e rradhës në Universitetin “Epoka” për të ndarë me të ftuarit sukseset e rrugëtimit 10 vjeçar. E ftuar nga klubi studentor “Marketing Zone” në kuadër të eventit akademik “360 Degree Certificate Program”, agjencia “Karrota” është e vetmja agjenci reklamash në Ballkanin Perëndimor që ka fituar çmimin “Cannes Lion Gold Award” në kategorinë “Design”. Ky çmim prestigjoz u fitua me monumentin “Newborn” në Prishtinë, i cili është objekti publik më i fotografuar në Kosovë sipas z.Fisnik Ismaili, Drejtori i Kreativitetit në agjencinë “Karrota”.
Gjithashtu ky aktivitet u nderua edhe nga znj. Flutura Ibrahimi, Drejtoresha e Marrëdhënieve me Klientin në agjencinë “Karrota”. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte të prezantonte studentët dhe të ftuarit me agjencinë më të suksesshme shqiptare të reklamave si dhe të mundësonte një diskutim me vlera mbi cilësinë që duhet të kenë reklamat si dhe rëndësinë që ato kanë për kompanitë.
Bordi i “Marketing Zone” u dha disa informacione të ftuarve mbi brendësinë e aktiviteteve të “Marketing May”. Gjatë takimit me Koordinatorin e Programit të Marketingut Ndërkombëtar dhe Menaxhimit Logjistik, Dr. Vusal Gambarov, z. Ismaili shprehu pikëpamjet e tij mbi rëndësinë dhe përfshirjen e studentëve në aktivitetet ekstra-kurrikulare. Drejtuesit e agjencisë “Karrota” vlerësuan punën e Universitetit Epoka si edhe përgëzuan për facilitetet që u janë mundësuar studentëve.
Aktiviteti i tretë në kuadër të “360 Degree Certificate Program” do të jetë një leksion që do të mbahet nga z. Endri Fuga, drejtor i Komunikimit pranë zyrës së Kryeministrit.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share