arrow

news

ACITAD, IPPM dhe Epoka University zhvilluan seminarin e titulluar: Nėpėr botė, teknologjia moderne dhe praktikat e biznesit po transformojnė mėnyrat se si organizatorėt arrijnė objektivat e tyre.

December 9th, 2014

ACITAD, IPPM dhe Epoka University zhvilluan seminarin e titulluar: Nėpėr botė, teknologjia moderne dhe praktikat e biznesit po transformojnė mėnyrat se si organizatorėt arrijnė objektivat e tyre.

ACITAD, IPPM dhe Epoka University zhvilluan seminarin e titulluar: Nėpėr botė, teknologjia moderne dhe praktikat e biznesit po transformojnė mėnyrat se si organizatorėt arrijnė objektivat e tyre.

Zhvilluar ditën e Premte, më 5 Dhjetor, ora 13:00 synimi ishte për të ndihmuar të kuptohen këto trende dhe se si zbatohen ato në nivelin e organizatave. Iniciativa Sotmëria ofroi këtë seminar me dy liderë të njohur ndërkombëtarisht, nga biznesi dhe teknologjia amerikane: Morgan Yeates dhe Randy Heffner.
Karriera e Z.Yeates shtrihet në më shumë se 35 vite në industrinë e shërbimeve. Ai këshillon kompani në lidhje me strategjinë e burimeve njerëzore, transformimin, strategjitë burimore, dizenjim programi dhe implementim. Ai ka mbajtur pozita drejtuesi në disa nga shërbimet kryesore të burimeve njerëzore dhe ka konsultuar kompani, duke përfshirë Aon Hewitt, Capgemini, Fidelity, HP-EDS, Mercer dhe Towers Watson. Klientët e tij kanë qenë kompani në listën e Fortune 50, korporata globale, dhe agjenci kombëtare të qeverisjes, me vendndodhje në Amerikë, Evropë dhe Azi. Z. Yeates ka përfunduar studimet në Shkollën e Biznesit në Harvard, në Programin e Udhëheqjes Ekzekutive, në Universitetin e Miçiganit në Programin e Udhëheqjes për Burime Njerëzore Strategjike, dhe në Kolegjin Millsaps, në Xhekson, Misisipi, SHBA, ku mori B.A. në Matematikë dhe B.MUS.
Në kërkimet e tij, Z. Heffner studion se si strategjitë e biznesit mund të transformohen dhe forcohen nga një seri trendesh teknologjike. Bazuar në një përvojë më shumë se 30 vjeçare në fushën e teknologjisë së informacionit, Z. Heffner ndihmon klientët e Global 2000 të zhvillojnë udhëheqjen e tregut duke përdorur teknologjinë dhe programe për të ridizenjuar operiacionet e biznesit, zinxhirin e vlerave dhe marrëdhëniet me konsumatorin.Përpara se të punonte për Forrester, Z. Heffner ka qenë drejtues i teknologjisë për firma në telekomunikacion, shitje me pakicë dhe industritë e suportit të çështjeve gjyqësore dhe ka punuar për një firmë globale konsultimi në fushën e teknologjisë. Randy është diplomuar për Administrim Biznesi nga Universiteti Baylor në Waco, Teksas, SHBA.
Morgan Yeates foli për temën: Trendet në praktikat e menaxhimit të  biznesit dhe dinamikat organizative.
Liderat e biznesit nëpër botë po mësojnë se ritmi i ndryshimit në pothuajse çdo industri kërkon që ata të jenë më vigjilentë në lidhje me konkurencën dhe klientët e tyre. Interneti dhe teknologjia u jep liderave të biznesit akses në të dhëna të shumta, por jo të gjitha këto të dhëna përkthehen lehtësisht në inteligjencë apo veprim biznesi. Si rrjedhim, liderat duhet të jenë gjithashtu më të shkathët në strategjinë e tyre, strukturën organizative, praktikat e punësimit si dhe në produktet dhe shërbimet e ofruara. Morgan Yeates, drejtor i kërkimeve globale në Gartner, përshkroi trendet e biznesit dhe udhëzimet që vijnë nga këto forca të jashtme.
Randy Heffner foli për temën: teknologjia kompjuterike transformon ekosistemet e biznesit.
Tashmë teknologjia dhe biznesi janë thellësisht të ndërthurura, dhe është kritike për suksesin e ardhshëm të organizatës të kuptohet se si teknologjia ndryshon mundësitë e biznesit për çdo lloj organizate: biznesin komercial, qeverinë, universitetin apo për organizatat jofitimprurëse. Smartfonët, rrjetet sociale, produktet smart, analizat parashikuese, lidhjet e biznesit përmes internetit, dhe shumë teknologji të tjera, mund të krijojnë lidhje më të ngushta me klientët, mund t’i bëjnë proceset e biznesit të ecin më shpejt, dhe të ulin kostot dhe përqindjen e gabimeve. Po aq rëndësi sa ka ndërtimi i biznesit, ka edhe teknologjia që përdoret. Në këtë sesion, Randy Heffner, zëvendës president dhe analist kryesor në Forrester Research përshkroi transformimet më kryesore të teknologjisë së biznesit dhe siguroi një model për të planifikuar se si mund te përdoren ato në organizata.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share